‘Kosova vijon përballet me rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë”, ka raportuar presidentja Vjosa Osmani në një takim me admiralin amerikan të NATO-s në Prishtinë. Osmani e uroi admiralin George M. Ëikoff për marrjen e detyrës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, duke shprehur “besimin në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare”.