Tensionet në veri të Kosovës po ndikojnë edhe tek shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, tek të cilët ka pasur presione gjatë javëve të fundit. I pyetur nga Top Neës, kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi u shpreh se është thirrur nga gjykata serbe për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar, dhe kjo nuk është hera e parë.