Serbët në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë paraqitën një dokument të quajtur “Deklarata e Vidovdanit” ku pretendohet se komuniteti serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj dhunës dhe ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë për të mbrojtur komunitetin serb nga autoritetet e Kosovës. Si shembull i kësaj përmendet, mes tjerash, arrestimi i disa qytetarëve serbë, të cilët autoritetet në Kosovë i akuzojnë për shkelje të rendit kushtetues, si dhe për sulme ndaj misionit të NATO-s, KFOR, policisë dhe gazetarëve.