Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 5 vite burg Millun Millenkoviç dhe Aleksandar Vllajiç, ndërsa Dejan Pantiç me dy vite burgim, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të 2022-ës. Arrestimi I Pantiç, ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, më 9 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës, nxiti krizë në veri dhe vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë.