Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucionet e vendit kanë “informacione të sakta” se “një grup prej qindra personash” në Serbi janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë. “Institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë për t’u përballur me çfarëdo që vjen - ose sulm, ose provokim - nga ana e Serbisë”, tha ai. Duke mos ofruar më shumë detaje, ai tha se institucionet e Kosovës “janë në koordinim të plotë edhe me institucionet ndërkombëtare të sigurisë që veprojnë në Kosovë”.