Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka justifikuar sulmin e armatosur në fshatin Banjska të Zveçanit në veri të Kosovës, duke akuzuar për këtë kryeministrin Albin Kurti. Në një deklaratë të posaçme për mediet, Vuçiç u shpreh se sulmi në Manastirin e Banjskës ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. Sipas Vuçiç, nga përplasjet janë vrarë 3 serbë, por jo nga Beogradi, por vendas, si dhe dyshon për një të katërt. Ai thekson se vrasja është bërë me snajper nga një distance e madhe, dhe ka patur mundësi që kjo të evitohej.