Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Kosovës për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviç, një prej organizatorëve të protestave të mëparshme ku u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR. Protestuesit kanë sulmuar sot veturat e policisë së Kosovës dhe efektivët, ndërsa gjatë tensionimit të situatës raportohet për tre policë të dëmtuar.