Tashmë nuk ka asnjë dyshim se kush fshihej pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielë, ku humbi jetën një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër. Pasi e shpalli të mërkurën ditë zie për serbët e vrarë nga kundërpërgjigja e autoriteteve të Kosovës, homazhe në nder të tyre u mbajtën në veri të mitrovicës dhe në disa qytete serbe. Tre terroristët e vrarë në Banjskë, u nderuan në Mitrovicën e Veriut, në një kohë që është territor i Kosovës.