Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilat do ta lidhnin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën Jugore të banuar me shumicë shqiptare. Propozimi për ndërtimin e tyre vjen disa ditë pasi Mitrovica, thelemoi Bordin e Përbashkët, e cila u përshëndet nga të dy komunat. Bordi u cilësua si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.