Serbia po përdor të miturit në Mitrovicën e Veriut për të shpërndarë mesazhe me përmbajtje ultranacionaliste, kjo edhe për të shmangur përgjegjësinë penale. Të dielën e 6 korrikut, Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur dhe më vonë e la të lirë, pasi u kap duke vendosur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste. Sipas autoriteteve, të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur 83 letra ngjitëse. Sipas Policisë, për këtë rast u arrestuan edhe katër të mitur të tjerë, në shtëpitë e të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan “dëshmi që lidhen me rastin”. Letrat ngjitëse janë të tifozëve, Delije, të ekipit serb të futbollit, Cërverna Zvezda (Ylli i Kuq).