Në Lezhë ne 9 muajt e fundit, 4 gra humben jeten dhe 40 të tjera rezultuan pozitivë me kancer gjiri. Bardha Gjoni mjekja onkologe pranë spitalit rajonal në Lezhë, u shpreh se ka një rritje të rasteve të kancerit të gjirit, por edhe numri i personave të ndërgjegjësuar për tu ekzaminuar ka pësuar një rritje të lehtë këtë vit. Mjekja thotë se moshat më të prekura, të paktën në qytetin e Lezhës kanë qenë mbi 30 vjec, por raste ka pasur edhe në moshë të re, duke vecuar moshën 23 vjec. Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.