Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim zyrtar në selinë qendrore të Partisë Demokratike, Senatorin Italian të Forza Italia, Alessandro Battilocchio, I cili ishte I ftuar në Kuvendin Kombëtar të PD, mbajtur në 2 dhjetor. Lajmi është bërë public nga vetë ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shprehet se e ka falënderuar deputetin Italian për mbështetjen e dhënë në emër të Forza Italia.