Senati i Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë një vendim kundër presidentit Donald Trump për çështjen e Vnezuelës, duke marrë një hap të rëndësishëm legjislativ, ku synon t’i kufizojë aftësinë vendimarrëse për të ndërrmarë sulme të mëtejshme ushtarake. Ky veprim shihet si një notë e qartë mosmiratimi ndaj ambicieve në zgjerim të Presidentit në Hemisferën Perëndimore dhe shënon një moment tensioni mes degës ekzekutive dhe asaj legjislative lidhur me kompetencat e luftës. Situata në Capitol Hill paraqitet komplekse.