Qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Hasturkas në Libofshë të Fierit bashkë me 20 banesa ndodhen nën ujë. Çarja e argjinaturës së Lumit Seman bëri që uji të vërshojë fillimisht drejt të tokave e më pas iu afrua fshatit gjatë orëve të mesnatës. Banorët treguan se situata mbetet alarmante. Gjatë orëve të natës u evakuuan 9 persona të cilët u strehuan tek të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë ankohen për fatet e njerëzve të tyre.