Sekuestrohet lokali në pronësi të ish drejtorit të Postës së Korçës, Valter Gora, i cili u vu në pranga vetëm pak ditë më parë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Specialsitët e krimit ekonomik-financiar, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vendosjen e sekuestros preventive lokalit në pronësi të Valter Gorës, i cili është ndërtuar në qytetin e Pogradecit me para që rrjedhin nga ushtrimi i aktivitetit të jashtëligjshëm.