Lufta në Ukrainë, po bën që oligarkët rusë të humbasin edhe një nga parajsat më të sigurta dhe më të preferuara, në bregdetin e Adriatikut. Pas miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, Krocia ka nisur të sekuestrojë dhjetëra vila lukzoze të miliarderëve rusë të vendosura në bredetin e saj. Rezidencat dhe pyjet në pronësi të rusëve të pasur që përfshihen në listat e sanksioneve të perëndimit janë konfiskuar se bashku me bizneset dhe kompanitë e tyre në vendin ballkanik. Në përputhje me paketën e fundit të sanksionet evropiane kundër Rusisë, Kroacia bllokoi të shtunën asetet dhe vilën e gruas dhe motrës së Alisher Usmanov, një prej oligarkëve më të pasur rusë, i njohur për marrëdhëniet e ngushta me presidentin Putin.