Prokuroria e Posaçme ka vënë nën sekuestro dy vila në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Arben Ahmetajt. Nën sekuestro është vënë vila në Palasë, në emër të ish-bashkëshortes së tij, Albina Mançka dhe vila në Hamallaj në emër të partneres aktuale të tij, Erjola Hoxha. Vendimi është marrë nga dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai disa ditë pasi oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndërmorën kontrolle në pasuritë e patundshme në emër të të afërmeve të ish-ministrit.