Autoritetet italiane kanë vënë nën sekuestro prona, aksione kompanish dhe llogari bankare me vlerë totale prej mbi 7 milionë eurosh, të cilat dyshohet se janë pasuri të Suel Çelës dhe vëllait të tij, Mario Çela. SPAK njofton se në bashkëpunim me prokurorinë e Veronës janë identifikuar pasuritë e një organizate kriminale nga Elbasanit, që vepronte në Verona dhe që ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian. Sekuestrimi preventiv u vendos për dy ndërtesa me vlerë mbi 3 milionë euro, një llogari bankare ku depozitoheshin të ardhurat nga qiratë, të paktën 400 mijë euro në vit dhe një kompani që operonte në fushën e ndërtimit.