Policia ka finalizuar operacionin e koduar ‘Burimi’, duke goditur një rast të pronave të përftuara nga veprimtari kriminale brenda dhe jashtë vendit. Sipas njoftimit zyrtar, janë vënë në sekuestro preventive 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro. Pronat I përkisnin përkatësisht një 63-vjeçari, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike dhe një 44-vjeçari me dy identitete, i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Sakaq, autoritetet njoftojnë se hetimet do të vazhdojnë për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe personave të lidhur me ta.