Policia e shtetit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme të 46 vjecarit Flori Pali, të cilat dyshohet se kanë rrjedhur nga aktivieteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike. Ky i fundit është nën hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.