Gjykata e Posacme antikorrupsion me kërkesë të prokurorisë së posacme sekuestroi 11 pasuri të trafikantëve, që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar flakë në det. Në mesin e pasurive të sekuestruara janë një bar restorant me vendndodhje në njësinë administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok në Lezhë, e cila është në pronësi të nipit të Gëzim Celës, i njohur si baron i drogës dhe i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Gjithashtu GJKKO sekuestroi 4 automjete, dy të tipit Volksëagen, model Golf dhe dy të tjera të markës Audi Q8 dhe A8, të vitprodhimeve 2017 dhe 2018. Nën sekuestru u vendosën edhe 4 mjete ujore të lloji gomone.