Mbi 3000 metra katrorë tokë, llogari bankare si dhe makina luksoze janë vendosur në sekuestro preventive nga ana e prokurorisë së Tiranës. Pronat janë në pronësi të biznesmenit të ndërtimit Adem Metkola, ish kandidatit të partisë Republikane për këshillin bashkiak të Kamzës në zgjedhjet e 14 majit 2023 si dhe ish bashkëshortes së tij Arjana Xhika.