Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Edmond Sulaj, gjatë një konference për shtyp, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë sekuestruar 158 621 bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 41 883 fidanë të kultivuar në kubikë, të cilët janë konstatuar që në fazën fillestare. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 74 autorë.