Policia kufitare në Kakavijë ka bërë me dije së është goditur një rast I mosdeklarimkit të parave në kufi. Si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një automjet I tipit Jeep, është kaluar në kontroll më të detajuar, ku për pasojë në cantën e pasagjeres së mjetit janë gjetur 20 mijë e 080 euro.