Një sasi e madhe droge e llojit heroinë u gjet dhe u sekuestrua mëngjesin e kësaj të diele në terminalin e portit të Durrësit. Policia kufitare ndaloi për kontroll një autobus i cili nisej nga Durrësi me destinacion Milanon, kun ë brendësi të tij gjeti 26 pako drogë të llojit heroinë. Pesha totale e drogës është 13 kilogramë e 750 gramë heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.