33 persona të arrestuar dhe 80 milionë euro pasuri të sekuestruara është bilanci i operacionit “Qielli i thyer”, ndërmarrë nga prokuroria speciale e Kosovës ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria njofton se ka goditur grupin që kishte aktivitet shitjen e drogës, pastrimin e falsifikimin e parave, falsifikimin e dokumentacionit dhe armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se 60 milionë euro është vlera e pasurive të patundshme që janë sekuestruar, ndërsa 20 milionë euro të tjera janë sekuestrime në llogari bankare dhe 80 vetura luksoze. Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se vijon hetimet për këtë rast dhe për shkak të rëndësisë dhe volumit që ka kjo dosje ka caktuar dy prokurorë për këtë rast.