Top News – Sekuestrohen 50 kg kanabis në Filat/ Në pranga shtetasi shqiptar që e transportonte
20/08/2021 18:59

Një sasi prej 50 kg kanabis u sekuestrua prej departamentit të anti-drogës së Epirit në vendin quajtur "kthesa e filatit". Sipas drejtorisë së policisë, lënda narkotike u gjet në një automjet të marrë me qera nga një shtetas grek, i cili në vazhdim ja kishte dhënë automjetin një shtetasi shqiptar për të kryer transportin e lëndës narkotike. Fillimisht policia i kishte kërkuar trafikantit dokumentat, por gjatë kontrollit u konstatua se ai nuk kishte patentë, ç’ka ngriti edhe dyshimet se automjeti po transportonte drogë. Sipas policisë, droga ishte ngarkuar në kufirin shqiptari grek në vendin e quajtur "Peshkimi i grekut", një zonë në afërsi të kepit të Stilit, dhe besohet se i përkiste asaj që autoritetet greke quajnë Banda e Shëndëlliut, një organizatë trafiku që përbëhet prej trafikantëve që banojnë në fshatrat Shëndëlli dhe Vrinë të Sarandës, shumë pranë kufirit mes dy vendeve. Autoritet greke thone se kjo organizatë është përgjegjëse per dhjetëra raste trafiku të lëndëve narkotike në zonën e igumenicës. Dyshohet se kreu u kësaj organizate, ka lidhje të forta me policinë shqiptare e cila e informon lidhur me operacionet që ndërmerren në zonën kufitare për parandalimin e trafiqeve. Policia greke thotë se 2 kg prej sasi së lëndës narkotike ishte e përpunuar në formë çokollate dhe pjesa tjetër ishte e paketuar në 48 pako 1 kilogramëshe. I arrestuari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas grek,i cili është personi që ka marrëe qera automjetin ku u e sekuestrua lënda narkotike.

Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48