Si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi francëz. Bëhet fjalë për një 62 vjecar, banues në Lion të Francës. Gjatë kontrollit policor të ushtruar në automjetin e tij, policia ka gjetur 30 mijë euro të padeklaruara në bagazhi, të futura në një zarf letre. Policia bëri me dije se paratë u sekuestruasn në cilësinë e provës materiale.