Personat me precentë të mëparshëm kriminal, në fushën e trafikut të drogës, kanë qenë në lupën e policisë së shtetit. Pronat dhe të mirat e tjera materiale në emër të tyre, po ashtu kanë qenë në monitormi e vazhdueshëm të policisë, me qëllim, goditjen, konfiskimin apo sekuestrimin e këtyre të ardhurave. Efektivët e Elbasanit, sekuestran 3 pasuri me vlerë rreth 150 000 euro, me burim aktivitetin kriminal të një 63-vjeçari të dënuar në Turqi, për trafik droge. Bëhet fjalë për shtetasin Agron Metaj banues në Elbasan, të dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.