Dy persona ranë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Furnizuesit". Izmir Bahiti 29 vjec dhe Nertil Dalipi 37 vjec, të dy banues në Elbasan, u arrestuan në flagrancë nga policia, teksa po transportonin 2 kilogram e 300 gram kokainë. Arrestimi i tyre ndodhi në rrugën "Mikel Maruli", ku shërbimet e policisë lokalizuan një automjet, i cili drejtohej nga Nertil Dalipi, ku pasagjer ishte Izmir Bahiti.