Gjykata e Lartë këtë ka rrëzuar këtë të martë rekursin e radhës të vajzës dhe dhëndrit të Sali Berishës, Argita dhe Jamarbër Malltezi kundër sekuestrimit të pasurive. Çifti malltezoi kërkoi gjithashtu kthimin e të ardhurave nga qiratë e administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara gjatë periudhës së sekuestrimit. Edhe kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata. Malltezi depozitoi një kërkesë dhe në GJKKO, që gjithashtu e rrëzoi.