Jeton Lami, oficeri i njësisë speciale ‘FAST’, i cili u shndërrua në shoferin e Ervis Martinajt, rezulton i implikuar edhe në masakrën e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve edhe Brilant Martinaj. Prokuroria ka zbuluar se ditën e atentatit me 60 të shtëna në mbikalimin e Fushë Krujës, oficeri Jeton Lami transportoi Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën deri tek një servis në fshatin Larushk. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shoqëruar me hetime të imtësishme të prokurorisë, faktojnë implikimin e Jeton Lamit.