Agjencitë amerikane të zbulimit po rrëmojnë në një thesar të dhënash gjenetike që mund të jenë celësi për të zbuluar origjinën e koronavirusit. Kjo bëhet e ditur nga CNN, sipas të cilit, hetuesit amerikanë kanë kërkuar prej kohësh të dhëna gjenetike nga 22 mijë kampionë të virusit që studioheshin nga instituti i virologjisë në Vuhan. Të dhëna që do të shërbenin për të qartësuar hipotezën e daljes aksidentale të virusit nga laboratori.