Donald Trump rrëfeu se si Vladimir Putin e poshtëron pas çdo telefonate që ata zhvillojnë se bashku. Duke folur nga Shtëpia e bardhë ku priti Sekretari e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se flet shpesh me presidentin rus në telefon. "Unë flas shumë me të për të përfunduar luftën dhe gjithmonë e mbyll telefonin dhe them, mirë, ishte një telefonatë e këndshme. Dhe pastaj raketat lëshohen në Kiev ose në ndonjë qytet tjetër dhe unë habitem”, tha Trump.