Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ka reaguar lidhur me dokumentin e firmosur nga Lulzim Basha, drejtuar Kuvendit, për anëtarët e grupit parlamentar të PD. Sipas tij, dokumenti nuk është një vendim i ri, por ai i marrë më datë 10 janar 2022, pas përplasjes në selinë e PD, mes demokratëve, ngjarje kjo e regjistruar më 8 janar 2022.