Këtë të mërkurë ka nisur punimet Komisioni Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku nuk munguan debatet nga zërat opozitar. Deputeti më i ri, nga radhët e Partisë Mundësia, ngriti alarmin sa i përket sigurisë Kombëtare, që vjen nga paraja e pakontrolluar. Sipas tij, rënia e euros mund të sjellë humbjen e vendit të punës për shumë qytetar, për çka kërkoi raportime nga disa institucione.