Pas samitit të komunitetit politik europian, një tjetër takim i nivelit të lartë do të mbahet në Tiranë. Më 16 qershor, presidenti i republikës, Bajram Begaj do të presë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku Tirana ka marrë kryesimin për periudhën Korrik 2024 – Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe që do t’i pasohet në vijim Sofjes.