Me 72 vota pro dhe një kundër u miratua projektligji për performancën energjitike të ndërtesave në seancën plenare. Dominuan debatet për procesin elektoral të 11 majit, teksa në momentin e votimit nga radhët e opozitës i pranishëm ishte vetëm deputeti Dashnor Sula, i cili ngriti kartonin e kuq, për të shfaqur kundërshtimin e tij për këtë projektligj.