Pak orë përpara se të mbahet seanca parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani zhvilloi takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Takimi mes tyre vjen një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku u shpreh se kryetari i parties duhet të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.