Top News – Seanca për ish krerët e UÇK-së/ Mbrojtja e Thaçit, qindra dëshmitarë “fantazma”
16/02/2021 15:21

Në Dhomat e Specializuara në Hagë nisi konferenca e tretë statusore ne procesin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar deklaroi se është duke vazhduar nxjerrjen e materialeve, përfshirë edhe ato shfajësuese. Nga ana e saj u fol edhe per dëshmitarët e u theksua se lista do të bëhet publike për palët mbrojtëse në momentin e duhur. Por, avokati i Thaçit, David Hooper, u shpreh se deri tani janë informuar për 124 dëshmitarë, të cilët Prokuroria I ka identifikuar vetëm me pseudonime. Ai kërkoi ti dorëzohet lista e plote që do të përdoret në gjy, me qëllim që mbrojtja të kryejë verifikuar e duhura. “Ka dëshmitarë që s’janë bërë të ditur, nuk është dhënë ndonjë përmbledhje, çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk është bërë i njohur bashkë me provat sepse kur ka një dëshmitar, duhet të ketë edhe të dhëna apo jo”. Avokati i Veselit, Ben Emmerson tha se Prokuroria “i ka varrosur provat relevante në një mal provash jorelevante”.Ai u ankua se ka një “kaos” sa i përket nxjerrjeve të materialeve, duke thënë se Prokuroria duke nxjerrë materialeve voluminoze dhe duke mos treguar se cilat dëshiron t’i përdorë, po ia pamundëson mbrojtjes që të përgatitet për gjykim. Por, Prokuroria tha se komentet e Emmerson janë një “retorikë” dhe se ai po flet në mënyrë të përgjithësuar. Katër ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim në Hagë që nga fillimi I nëntorit. Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.

Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
Top Channel/ Kosova “e lirë” nga sanksionet: BE heq të gjitha masat shtrënguese
17/03 15:17
Top News- Njohja e ID të lëshuara nga Serbia / Ambasada e SHBA mirëpret ndryshimet në ligj
17/03 11:52
Top Channel/Ambasada e SHBA përshëndet kompromisin e Kurtit: Por konsultohuni dhe me serbët!
17/03 11:29
DIGITALB DIGITALB