Në GJKKO është zhvilluar këtë të martë seanca e radhës për dosjen e Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kundërshtuar gjetjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak. Në dëshminë e tij para gjykatës, Mediu theksoi se trajtimi i municioneve ka qenë kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e ministrit të mbrojtjes.