Me debate të forta u shoqërua seanca e radhës paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit u largua në mënyrë demonstrative nga seanca, pasi pretendoi se gjykata nuk po e dëgjonte. Për këtë arsye, Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, pasi sipas tij ajo i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht. Në dy seancat e fundit, Veliaj është përfaqësuar në gjykatë nga avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku, e cila kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se nuk ishte njohur me dosjen.