Seanca paraprake e dosjes Metamorfoza u shty për më 24 maj. Arsyeja ishte mungesa në sallë e ish-prokurorit, Xhevahir Lita dhe e avokatit të tij, Arben Nela. Ish-prokurori Lita është pjesë e dosjes voluminoze. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Hetimi ndiqet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe Arben Kraja, të cilët ishin të pranishëm në sallë.