Seanca gjyqsore ndaj Fredi Belerit u zhvillua me dyer të mbyllura për pak momente me kërkesë të prokurorisë së posacme antikorrupsion, pasi këtë të martë u paraqit për të dhënë dëshmi Arsen Rama, personi që kallëzoi në prokurori Fredi Belerin për korrupsion në zgjedhje. Rama u shpreh se që kur ka kallëzuar Belerin është kërcënuar me jetë, madje persona që ende nuk janë identifikuar, i kanë dëmtuar automjetin në shenjë presioni.