Është shtyrë për më datë 17 tetor në orën 14.00 seanca gjyqsore ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar të Himarës. Shtyrja erdhi si shkak i argumentave të paraqitura nga pala mbrotjëse edhe e Belerit por edhe e Pandeli Kokaveshit, të cilët kërkuan pavlefshmëri të të gjjtha akteve, edhe të dërgimit të kësaj cështje për gjykim. Pala mbrojtëse po ashtu kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga trup gjykuese. Kjo e fundit dha dorëhjen nga kjo cvështje me argumentin se e ka shqyrtuar më herët një kërkesë të Belerit, të cilën e ka rrëzuar.