Ka dështuar për herë të njëmbëdhjetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe për herë të tretë formimi i komisionit për votim të fshehtë për kryeparlamentarin. Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën e 7 majit, në orën 10:00. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe që të propozoi anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Sikurse në seancën e kaluar, partitëopozitare nuk propozuan asnjë anëtarë, duke kundërshtuar kështu propozimin e LVV-së që kryeparlamentari të zgjidhet në mënyrë të fshehtë. Të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë, ku 56 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.