Kompania shtetërore ruse e naftës, Rosneft, njoftoi se ish-Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe sipërmarrësi gjerman Matthias Ëarnig, po largohen nga bordi drejtues i kompanisë. Parlamenti Evropian kishte bërë thirrje, që Schroeder, tashmë 78-vjeçar, të përfshihej në listën e zezë, në rast se nuk jepte dorëheqjen nga bordi i kompanisë Rosneft, një lëvizje që synonte ta dekurajonte atë nga marrja e drejtimit të kompanisë ruse Gazprom, një emërim i njoftuar rishtazi.