Top News/ Scholz shpreson te fitorja e Harris / ’Shkel ligjin e pashkruar’, shprehet per zgjedhjet
25/07/2024 12:47

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha në një konferencë për shtyp se ka besim tek raportet transatlantike dhe se ai mendon se Harris mund të ketë shanse të mira si kandidate për presidente në SHBA. Në konferencën e shtypit kancelari foli shumë pak për ish presidentin Donald Trump. E duke shkelur një ligj të pashkruar në gjermani, atë që asnjë lider gjerman asnjëherë nuk shprehet hapur për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në një vend mik, Scholz tha: Unë konsideroj se është shumë e mundur që Kamala Harris të fitojë. Por këtë e vendosin zgjedhësit amerikanë." Dhe në fakt, nuk është aspak sekret fakti që jo vetëm në Berlin, por edhe në shumë kreqytete të tjera europiane, ekziston frika për një fitore të mundshme të ish presidentit donald trump. Por, tani që Biden është tërhequr, duke lënë në garë zëvendëspresidenten kamala harris, buzëqeshja është kthyer disi. Vetë Scholz ka patur marrëdhënie shumë të mira me presidentin Biden. Ai e ka mbrojtur deri në fund atë, madje edhe pas debatit katastrofik të qershorit. Para pak javësh Scholz tha: "Nuk duhet që dikë, që ecën ngadalë, ta mendosh si një njeri që nuk është në gjendje të mbajë postin dhe të drejtojë vendin. Joe Biden mundet ta bëjë këtë”. Ndërsa kur u pyet nëse kishte komunikuar me Trumpin pas atentatit ndaj tij, Scholz tha se si kancelar detyra e tij është të komunikojë me secilën qeveri të zgjedhur në SHBA dhe të ruajë kontakte të ngushta me të. Të njëjtën gjë do të bëjë ai edhe në të ardhmen. E më këtë, ai la të kuptohet se nuk i ka telefonuar Trumpit. Problemi i Gjermanisë me Trumpin, qëndron tek grindjet e së shkuarës. Kur ishte president i shba-së, ai kishte kritikuar ashpër berlinin për mos përmbushjen e detyrimit ndaj natos, për shpenzimet e mbrojtjes. Por tani, pas luftës së rusisë në ukrainë, Gjermania ka bërë një kthesë radikale dhe për të parën herë ka plotësuar objektivin e shpenzimit të 2 për qind të produktit të brendshëm bruto, për mbrojtjen.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02