Situata në ishullin e Sazanit ka vijuar të jetë alarmante edhe përgjatë orëve të pasdites së kësaj të hëne. Era ka favorizuar vatrat e zjarrit, të cilat po përhapen me shpejtësi në sipërfaqe të ndryshme. Grupet e punës kanë vijuar punën duke tentuar shuarjen e flakëve, por kjo gjë është e pamundur për faktin se përmasat janë të mëdha. Dhjetra efektivë të repartit të zjarrëfikëses, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura si dhe ushtrisë vijojnë prej orësh pa ndalesë punën. Bimësia e dendur bënë që flaka të fitojë terren nga momenti në moment.