Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump konfirmoi të enjten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi. Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, është në bisedime të avancuara me dy vendet ballkanike për investime në prona turistike në vlerë mbi 1 miliard dollarë.